HomeSociale

‘Lamtumirë’ shi, metereologia: Të hënën kthehet dielli, nisin temperaturat verore

Gjatë ditëve të fundit moti ka qenë shumë i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, teksa temperaturat pësuan rënie dhe kjo u pasua me reshje shiu e rrebeshi.

Por, pas shiut del gjithmonë dielli dhe në këtë rast shprehja ka domethënie literale.

Sipas metereologes Adiola Bani, kjo e dielë do të jetë dita e fundit me shi, ku shtoi se rrebeshi i rënë në Shkodër ishte një ngjarja jo normale.

Meteorologia Bani tha për ReportTv:

“Fenomeni i breshërit është më se normal në stinën e pranverës, madje gjatë kësaj periudhe e kemi pasur shumë pak prezent, por situata e ndodhur në Shkodër ditën e shtunë pas mesnate do e konsideronim  ngjarje ekstreme pasi kemi pasur një sasi të konsiderueshme. Brenda 50 minutash ka rënë një sasi prej 55 mm reshje, ku pjesa më e madhe ka qenë breshër dhe ka krijuar jo pak problematike. Sa i përket breshërit si fenomen është normal, por jo në këto përmasa. Sot do të jetë mot i kthjellët , pritet ndonjë shi i papërfillshëm , do jenë vetëm pika shiu.”

Megjithatë lajmi i mirë është që fundi i këtij muaji do të jetë me temperatura të larta dhe dielli do të rikthehet këtë të hënë.

Adiola Bani përfundoi:

“Fillimi i javës, gjatë ditës së hënë dhe të martë kryesisht kthjellime, vranësirat do jenë shumë pak prezente, ku shi pritet vetëm në zonat veriore, presim rritje të temperaturave me 2 gradë. Maji na rikthen në temperatura të larta, tipike të verës, të paktën pas datës 20 maj priten temperatura deri në 30 gradë celsius.”


TË NGJASHME