HomeShëndeti

Lani duart gjithmonë pas përdorimit të telefonit

Smartfonët konsiderohen pajisje të domosdoshme në ditët  e sotme.

Por ata që nuk i rezistojnë dot nevojës të lëshojnë smartfonët e tyre nga dora, mund të “çmenden” kur të zbulojnë se çfarë po mbajnë në dorë.

Sipas një studimi smartfoni është pothuajse shtatë herë më i ndotur se  tualeti.

Në vitin 2011 shkencëtarët në Shkollën Londineze të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale gjetën se një në gjashtë telefona celularë ishin kontaminuar me materie fekale, duke përfshirë E. coli që mund të shkaktojnë helmim të ushqimit.


TË NGJASHME