HomeShowbiz

Larg muzikës prej kohësh, ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’ riktheu në skenë Gilin

Amfiteatri i Tiranës mblodhi bashkë mbrëmjen e djeshme këngëtarët më të njohur dhe të dashur të publikut shqiptar. Këtu përmendim Eranda Libohovën, Remzie Osmanin, Maja Alicko, Rovena Dilo, Lori Kacka, Orgesa Zaimi, Selami Kolonja, Nexhat Osmani dhe Gili.

Kjo e fundit, u rikthye në skenë pas një kohë shumë të gjatë larg muzikës, pothuajse 6 vite. Ajo elektrizoi publikun me performancën e saj dhe përcolli shumë emocion tek të gjithë të pranishmit. Të gjithë kënduan një zëri këngën e saj të famshme ‘Xixëllonja’, por jo vetëm.

Pas këtij rikthimi të bujshëm në skenë, këngëtarja do sjellë shumë projekte dhe bashkëpunime të reja. Kujtojmë se këngët, bashkëpunimet dhe performancat e Gilit në skenë, kanë qenë ato që kanë sjellë risi në estradën shqiptare.


TË NGJASHME