HomeSport

Largim i sigurtë, Hysaj drejt Atletico Madrid

Elseid Hysaj dhe aventura e tij te Napoli, është e destinuar të përfundojë. Ky largim i Hysaj, është kushtëzuar më shumë nga trajneri aktual i ekipit Carlo Ancelotti, i cili nuk e sheh Hysajn si titullar në skemat e tij. Në këtë mënyrë edhe anësori shqiptar e ka bërë të qartë vendimin e tij dhe ka njoftuar largimin drejt një ekipi të ri. Me shumë gjasa ekipi i ri për Hysaj është Atletico Madrid.

Sipas “La Repubblica”: Napoli dhe Atletico Madrid kanë gjetur më në fund akordin ndërmjet tyre për të vënë në jetë transferimin e Hysajt në kryeqytetit spanjoll. Pavarësisht zërave të shumë në merkato, Atletico Madrid ishte ekipi i vetëm që insistoj dhe që u paraqit me një ofertë zyrtare në dyert e Napolit. Transferimi i Di Lorenzos e bënte të sigurt largimin e Hysajt nga Napoli, e pa qartë ishte vetëm ku do të vijonte karrierën.

Një rol përcaktues në transferimin e Hysajt te Atletico Madrid ka pasur dhe trajneri Diego Simeone i cili me sa duket beson shumë tek aftësitë e mbrojtësit shkodran. Është vetëm çështje orësh që kjo tratativë të bëhet zyrtare me Hysajn i cili pritet të veshë fanellën e Atletico Madrid.


TË NGJASHME