HomePolitikë

Largime në masë, ja vendimet e mbledhjes së Ramës me koordinatorët e veriut

Kryeministri Edi Rama gjendet në Velipojë ku po zhvillon një takim me Këshillin Koordinues për veriun.

Burime nga mbledhja bënë me dije se një nga vendimet është largimi nga detyra i 80% të drejtorëve të zonës.

“Për gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do të ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”, është shprehur Rama.

Temë tjetër që është diskutuar në mbledhja ka qenë ajo e analizës së buxheteve të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale, të cilat janë kërkuar prej shefit të qeverisë që të “skanohen”  në detaje për ecurinë e tyre në terren.

Të pranishëm janë deputetë të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës si dhe ministri Sandër Lleshaj.


TË NGJASHME