HomeSport

Largimi i Gegës nga Partizani, zbardhen prapaskenat

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit dhe kjo habit të madh e të vogël. Lajmi për largimin e 55-vjeçarit që riktheu titullin te të kuqtë pas 26 viteve ka shpërthyer si një rrufe në qiell të pastër dhe pakkush e kishte menduar këtë ndodhi.

Si për çudi, “divorci” mes palëve u bë publik më 1 qershor, ditën e fëmijëve. Fillimisht kur lajmi mori dhenë u duk vërtet si lojë kalamajsh, por gjëra të tilla te Partizani kanë ndodhur edhe më parë.

ARSYET FAMILJARE

Arsyeja që është “pompuar” më shumë gjatë ditës së djeshme dhe më pranë të vërtetës për trajnerin Gega thuhet se lidhet me familjen, e cila jeton në Amerikë. 55-vjeçari prej një viti ka qëndruar larg familjes, kështu që ka vendosur të jetë pranë njerëzve të tij duke sakrifikuar karrierën. Në festën e titullit nga Amerika kishin udhëtuar për të qenë pranë gëzimit të trajnerit edhe bashkëshortja, fëmijët dhe nipi. Mësohet se familjarisht janë ulur dhe kanë biseduar pas festës dhe është vendosur ky vendim i vështirë për karrierën e trajnerit.


TË NGJASHME