HomeSport

Largimi i Mbappe, flet më në fund Leonardo

Kylian Mbappe, padyshim është një prej talenteve e futbollistëve më të mirë në botë, që garanton shumë si për të tashmen edhe për të ardhmen.

Gjatë kësaj merkatoje, ka pasur shumë zëra që e kanë lidhur 20-vjeçarin me një kalim te Real Madrid.

Lidhur me këtë transferim, ka folur edhe drejtori sportiv i PSG Leonardo. Gjatë një interviste për “Le Parisien”, Leonardo u shpreh: “A është e nevojshme të rinovohet? Unë asnjëherë nuk bëj premtime për dy arsye, e para është sepse unë nuk jam ai që merr të gjitha vendimet në këtë klub, dhe e dyta është se unë nuk bëj kurrë premtime afat gjata pa pasur siguri se jam në gjendje t’i mbaj ato.”

Lajmet për largimin e Mbappe, janë përforcuar më shumë edhe nga vetë futbollisti, i cili gjatë një interviste u shpreh se dëshironte të luante për një ekip që të mund të fitonte Champions League.


TË NGJASHME