HomeSport

Largimi i Neymar, Verrati: Se kam dëgjuar ndonjëherë që Neymar kërkon largimin

Prej kohësh në media, po flitet gjithmonë për një largim të Neymar nga PSG. Së fundmi, për këtë çështje ka folur edhe Marco Verratti. Në një prononcim për media, Verratti ka shprehur mendimin e tij në lidhje me një largim të mundshëm të brazilianit Neymar.

Mesfushori ka thënë se ai nuk e ka dëgjuar ndonjëherë brazilianin që dëshiron të largohet, por nëse e kërkon diçka të tillë, klubi duhet ta lejojë, sepse në skuadër nuk mund të rrijë një lojtar i cili kërkon largimin.

“Kur një lojtar do të jetë i lirë të largohet, klubi nuk duhet ta pengojë atë. Nuk mund të mbahet në skuadër një lojtar i cili dëshiron të largohet. Unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë Neymarin që ai dëshiron të largohet, por nuk e di se çfarë është thënë në klub. Personalisht unë mendoj që ai të qendrojë në skuadër”, është shprehur Verrati.


TË NGJASHME