HomeSociale

Largimi i Nikollës, Këshillat Studentore marrin vendimin për protestat

Këshillat Studentore nëpërmjet një deklarate për mediat kanë deklaruar se pas mbledhjes që kanë bërë dhe analizëssituatës dhe përgjigjet e marra nga qeveria, kanë dalë në 4 konkluzione për protestën e tyre.

“Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të ‘Paktit për Universitetin’ nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.

Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:

Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

-Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platformë të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.

-Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend.

-Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.


TË NGJASHME