HomeSport

Largimi Icardit i padiskutueshëm, Inter kërkon ta shesë me çdo kusht

Ndërkohë që Mauro Icardi dhe Wanda Nara, vazhdojnë pushimet e nxehta me ture nga Azia në Europë, Interi nga ana tjetër po mundohet të gjejë një blerës për sulmuesin argjentinas. Drejtuesit e klubit, po mundohen me të gjitha mënyrat për të shitur ish-kapitenin e ekipit. Nga kjo situatë e krijuar mes futbollistit dhe klubit zikaltër, po mundohet të përfitojë Fabio Paratici. Drejtori sportiv i Juventus, po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të bëjë edhe një ofertë për sulmuesin argjentinas.

Sipas “TuttoSport”, drejtuesit e klubit ziklatër ia kanë bërë të qartë si Icardit ashtu dhe menaxheres së tij, bëjnë mirë të gjejnë një skuadër të re brenda 8 korrikut. Edhe pse rivaliteti mes Juventus dhe Inter është shumë i madh, Icardi nuk mund ti thotë jo një oferte nga Juventus. Ky transferim, përforcohet më shumë edhe nga ideja që në rast transferimi, Icardi do të formonte një dyshe sulmi me Cristiano Ronaldo.

Përballë këmbënguljes se çiftit Nara-Icardi, të cilët në më shumë se një herë kanë theksuar se nuk dëshirojnë të largohet nga Milano, drejtuesit e klubit ziklatër mund të pranojë një skonto të madhe në vlerën e kartonit, mjafton që Icardi të largohet.


TË NGJASHME