HomeSport

Largimi Neymar, PSG kërkon 300 milionë euro

Pas lajmeve te shumta për largimin e Neymar, ka reaguar PSG, që i ka lënë rrugë të lirë për tu larguar sulmuesit brazilian. Megjithatë, që një klub tjetër të arrijë të kryejë këtë transferim duhet të derdhë në arkat e klubit plot 300 milionë euro. Kjo është ajo çfarë raportohet nga prestigjozja “Le Parisien”.

Sipas asaj çka thuhet në këtë informacion, ky çmim kaq i lartë, është vendosur për ti treguar çdokujt se largimi nga Parisi është thuajse i pamundur për Neymar. PSG është e sigurtë se asnjë klub nuk ka mundësi ta kryejë një operacion të tillë. As Barcelona apo Real Madrid, nuk janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të tillë për një futbollist.

Sipas Le Parisien, kjo është një mënyrë për PSG që të ngrijë situatën e Neymar pasi presidenti, Nasser Al-Khelaïfi tha se askush nuk e ka detyruar atë të nënshkruajë këtu.


TË NGJASHME