HomeSport

Largimi nga Inter, ish-kapiteni: “Ndihem i lumtur te PSG”

Icardi, ishte një prej temave më të diskutuara të merkatos, teksa largimi i tij nga Inter ishte një problem që u zgjidh vetëm në ditët e fundit të merkatos. Edhe pse dukej se raportet mes drejtuesve të Inter dhe Icardi ishin të shkëlqyera, kërkesat e lojtarit dhe problemet e shumta çuan në shkëputjen e marrëdhënieve jo ashtu si duhej.

Icardi po kalon një super formë në Paris dhe është cilësuar si sulmuesi me rendimentin më të mirë për muajin tetor. Së fundmi në një intervistë për RMC Sport, argjentinasi, u shpreh se ndihet mirë të PSG dhe se nuk dëshiron aspak të kthehet mbrapsh apo të ndërrojë klub. “Të shohim në fund të sezonit, dua të bëj gjëra të mira këtu, për këtë arsye kam ardhur. Të luash për PSG, një nga klubet më të mira në botë, është diçka e rëndësishme. Do të bëj gjithçka për të qëndruar këtu”, u shpreh Mauro Icardi.


TË NGJASHME