HomeSport

Largimi nga Real Madrid, Bayern Munchen i gjithi në sulm për Bale

Merkato e këtij viti po shoqërohet gjithmonë me lëvizje e transferime të çmendura. Një lajm “bombë” vjen nga Gjermania, Bayern Munchen është duke ndjekur me shumë interes situatën e Gareth Bale te Real Madrid dhe po përgatitet të afrojë uellsianin. Bale nuk ka më pëlqimin e Zidane dhe drejtuesit e klubit po përpiqen me çdo kusht të gjejnë një blerës për të. Megjithatë, Perez nuk heq dorë nga çmimi që ka vënë për Bale, por Bayern ka një alternativë tjetër.

Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira midis ekipeve të cilat kanë shkëmbyer lojtarë me njëra- tjetrën gjatë gjithë historisë së tyre, Bayern pritet ti propozojë Perezit formulën me të cilën morën James Rodriguez. Sipas AS, Perez nuk dëshiron që ta largoj në formë huazimi Gareth Bale por ta shesi direkt por në pamundësinë e gjetjes së një ekipi të gatshëm për të paguar vlerën e Bale, Bayern “buzëqesh” dhe pret të bëj goditjen e merkatos.


TË NGJASHME