HomeShëndeti

Larja e fytyrës me ujë të gazuar, sekreti për një lëkurë të shkëlqyer

Metoda më e re për pastrimin e fytyrës e përdorur në Kore dhe Japoni është larja e fytyrës me ujë të gazuar. Nëse e lajmë fytyrën me ujë të gazuar na jep disa benefite si:

Nuk e irriton lëkurën e fytyrës pasi ka të njëjtin pH si ajo.

Hap poret e lëkurës duke minimizuar irritimin e saj. Karbonizimi heq papastërititë e lëkurës dhe i pastron poret në thellësi.

Rrit qarkullimin e gjakut duke e lejuar që sistemi ynë të funksionojë më mirë dhe lëkura të jetë më e shëndetshme.

Uji i gazuar jo vetëm që ndihmon për të pastruar lëkurën në thellësi por ka edhe benefite të tjera si për shembull në temperaturën e dhomës, ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurë. Kjo bën që lëkura të ushqehet me oksigjen dhe sa më i mirë qarkullimi i gjakut aq më e shëndetshme do të jetë lëkura juaj.


TË NGJASHME