HomeLajmi i Fundit

Larje hesapesh mes bandave, 3 viktima

Disa të shtëna me armë kanë tronditur Francën. Të shtënat me armë ndodhen në afërsi të stacionit të shërbimeve Ollioules, ku raporohet se tre persona kanë humbur jetën.

Polica ka thënë se dy nga viktimat ishin kalimtarë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me zbardhjet e plotë të rrethanave të ngjarjes së pazakontë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se të shtënat me armë zjarri kanë qenë për larje hesapesh mes bandave.