HomeSport

Lautaro dhe Lukaku/ Inter “thyen” tabunë Napoli

Interi thyen “tabunë” San Paolo. Pas 23-vitesh Interi i Antonio Contes fitoi në shtëpinë të kaltërve duke ruajtur hapin e Juventusit. 45 pikë edhe për Interin po aq sa bardhezinjtë pas 18-javësh pasi falë dyshes Lukaku-Lautaro, zikaltrit triumfuan 1-3 në San Paolo ndaj Napolit të Gattusos në një ndeshje ku ndikuan shumë gabimet në mbrojtje.

2020-ta e Interit nisi me gotën plot ashtu si u mbyll 2019-ta, pasi në një fushë të vështirë si ajo e Napolit, Lukaku i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës së Contes në harkun e 33 minutave të para.

Në golin e parë sulmuesi belg përfitoi nga gabimi i Di Lorenzos që humbi një top në mesfushë dhe i ndihmuar edhe nga shtylla mposhti Meret, ndërkohë që te goli i dytë kishte ndihmën e portierit të Napolit i cili nuk e grushtoi siç duhet një goditje të fortë të Lukakut, me belgun që shënoi golin e 14-të në këtë sezon të Serie A.

Megjithatë Napoli u rikthye shumë shpejt në ndeshje me një gol të Milik që përfitoi nga gabimi Biraghit në markim ndaj Callejon me spanjollin që shërbeu polakun.

Por në minutën e 62-të,nga një tjetër gabim këtë herë i Manolas, përfitoi Lautaro Martinez që shënoi të tretin për Interin dhe të fundit në këtë sfidë sepse pavarsisht përpjekjeve të Napolit dhe një traverse të Insignes me goditje standarte zikaltrit administruan rezultatin duke marrë një fitore të madhe në një fushë të ndaluar, një fitore që në përfundim të sezonit mund të vlejë titullin kampion.


TË NGJASHME