HomeSport

Lazio fitore “in extremis”, Strakosha mes më të mirëve

Lazio arrin të marrë një fitore të “çmendur”, ndaj Cagliarit. Në pjesën e dytë skuadra laciale pyrmbys gjithçk në 5 minutat shtesë. Në fillim Luis Alberto dhe më pas Caicedo në minutën e 97-të I japing një fitore të rëndësishme skuadrës së Inzaghit që tashmë e shikon veten 3 pikë larg dy ekipve kryesuese. Pjesa e parë e sfidës Cagliari-Lazio është mbyllur me fitoren minimale të vendasëve. Ndeshja është zhbllokuar që në minutën e 7-të me anë të sulmuesit Simeone.

Në përfundim të ndeshjes media italiane TTË ka bërë analizën duke iu dhënë dhe notat lojtarëve. Surprizë është nota e portierit shqiptar, Thomas Strakosha i cili ka më maksimalen në ekip, 7.

“Mban Lazion lartë dhe “gjallë” pas një pritje të jashtëzakonshme ndaj Nainggolan në pjesën e parë. Nuk mund të bëj asgjë me golin e Simeone”, shkruan media italiane.


TË NGJASHME