HomeSport

Lazio vijon marshimin, Strakosha pret penalltinë

Lazio vijon marshimin e saj në këtë pjesë të sezonit. Në Olimpico, skuadra e Simone Inzaghit mposhti Leccen me rezultatin 4-2 dhe ngjitet në kuotën e 24 pikëve, po aq sa edhe Cagliari që më herët mundi Fiorentinën 5-2.

Correa zhbllokoi rezultatin për Lazion, por Lecce u përgjigj duke barazuar rezultatin me Lapadulën. Në pjesën e dytë, skuadra romane shënoi edhe 3 gola të tjerë me Milinkovic, Immobile me penallti e sërish me Correan, ndërkohë që vlen të përmendet fakti që Strakosha priti një penallti në minutën e 67 që u shoqërua nga një gol i Lecces por që u anulua.

La Mantia shënoi golin e dytë për Leccen, një gol që nuk pati aspak vlerë për këtë skuadër


TË NGJASHME