HomeShowbiz

“Le t’i punojmë një rreng të dashurit tim”, çfarë do të thotë Klaudia Pepa?!

Balerina Klaudia Pepa, është një nga personazhet më të dashura të publikut shqiptar dhe jo vetëm. E vendosur prej vitesh në Itali, balerina ka arritur të fitojë simpatinë e publikut edhe në vendin fqinj. Së fundmi e gjendur në situatën ku ndodhet e gjithë bota edhe Klaudia duhej të vetë-izolohej në shtëpinë e saj në Itali.

Megjithatë balerina e dashur po i kalon me sportivitet këto ditë, duke shpenzuar kohë në instagram dhe në TikTok, ku së fundmi ka publikuar një video shumë gazmore.

Klaudia shihet duke u përgatitur t’i punojë një rreng të dashurit të saj. “Hajde me mua!!Le t’i punojmë një rreng të dashurit tim!!” dëgjohet të thotë Klaudia në video.

Deri këtu gjithçka në rregull, mirëpo problemi është se Klaudia nuk ka një të dashur. Dhe si e tillë, balerina detyrohet të ndërpresë rrengun e saj.


TË NGJASHME