HomeShowbiz

Lediana akuzohet se ka shkuar në emision për të rritur follow-t e jo për t’u përputhur

Ditën e diel transmetohet emisioni “Përputhen Prime” dhe sigurisht që nuk mungojnë temat e debatet e nxehta që ndizen në studio. Nuk mund t’i shpëtonte as Lediana, e cila është vajza e re që i është bashkuar emisionit, por hyrja e saj ka bërë që shumë të dyshojnë se ajo ka ardhur vetëm për famë e për asgjë tjetër.

Opionistet e kësaj puntate ishin Elona Duro dhe Fatma, të cilat po ashtu edhe ato ishin me të njëjtin mendim se ajo ndodhej aty për famë, duke iu bashkuar edhe disa konkurrentë të tjerë këtij mendimi.

Fationi tha i sigurt se Ledianës nuk i intereson asnjë nga djemtë në studio: “Ajo ka ardhur vetëm për të rritur follow-t në Instagram këtu. Ça Mevlani.”

“Lediana është më kot këtu, nuk ka ardhur këtu as për takime e për asgjë, ka ardhur për të marrë atë vëmendjen, ato ndjekësit në Instagram dhe kaq”, tha Duro


TË NGJASHME