HomeShowbiz

Ledina Çelo, elegante dhe me stil edhe në jetën e përditshme

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka kohë që nuk ka sjell për publikun shqiptar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo mbahet mend për hitet e dikurshme dhe baladat e fuqishme, të cilat i solli ndër vite.

Tash e sa vjet, Ledina është shpërngulur në Gjermani, ku jeton së bashku me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Naimin.

Ledina është një personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka hedhur në Instagram një imazh, ku shfaqet mjaft elegante dhe me stil, e veshur me një kostum.

Ajo pozonte ulur në një karrige, teksa shijonte një kafe nën rrezet e diellit.

Ledina shquhet për linjat e saj trupore, duke ruajtur epitetin si njëra ndër këngëtaret më atraktive shqiptare.


TË NGJASHME