HomeShowbiz

Ledina Çelo: Si më braktisën në Eurovision

I ka munguar prej vitesh skenës shqiptare por nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Ajo ka rrëfyer detaje të panjohura më parë rreth jetës së saj artistike. E pyetur për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, Ledina Çelo nuk e ka fshehur brengën që e mundon prej vitesh lidhur me atë sesi u ndje në atë prezantim:

“Ajo është këngë e bukur dhe e tillë do mbetet për mua, se është pjesë e repertorit tim. Por është një këngë që nuk më jepte mua mundësinë të tregoja vokalin tim, të nxirrja potencialin që unë kisha. Kujtimet e hidhura janë këto, që në momentin më të bukur që unë do të përfaqësoja një shtet, që është një nga ëndrrat më të bukura të çdo artisti pjesëmarrja në Eurovizion, realisht një promovim shumë i mirë, unë u ndjeva vetëm dhe e braktisur. Nga shteti po e po njëherë, qoftë shpirtërore, qoftë njerëzore, financiare s’bëhej fjalë, me një fjalë deri tek veshja. Në vend që shteti të më përkrahte, për shkak të sponsorëve dhe pakënaqësive unë aty isha krejt e vet”, tha ajo.

Sipas saj, e rëndësishme është që kënga dhe paraqitja ishin mirë. Megjithatë, ajo uroi që një gjë e tillë mos u ndodh kurrë këngëtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion pasi sipas saj mbështetja është shumë e rëndësishme.

Në rrëfimin e saj ndër të tjera ajo ka zbuluar këngën me të cilën, nëse do ti jepej sërish mundësia, do të donte të ishte përfaqësuar në Eurovizion, “Të dua se je ti”.


TË NGJASHME