HomeShowbiz

Ledri Vula feston ditëlindjen, sa vjeç bën reperi

Ledri Vula është padyshim një prej reperëve më të talentuar e të pëlqyer për publikun shqiptar dhe sigurisht një prej reperëve më të dashur edhe për vajzat të cilat shkulin flokët pas tij.

Reperi është shumë aktiv me projekte të reja muzikore dhe emri i tij renditet ndër më të pëlqyerit e momentit.

Ledri sot feston ditëlindjen e duke qenë se prej vitesh e kemi parë në industrinë e muzikës shpesh harrojmë se sa vite kanë kaluar, e sidomos për artistët që duken gjithmonë të rinj.

Pak minuta më parë Ledri ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet super seksi i veshur me këmishë të bardhë.

Fotoja është shoqëruar me mijëra urime nga ndjekësit e tij dhe midis tyre vihen re disa komentues që habiten për moshën e reperit.

Për të gjithë që nuk e dinë, Ledri ka lindur në vitin 1986 dhe sot mbush 33 vjeç.


TË NGJASHME