HomeShowbiz

Ledri Vulën apo Gashin/Ja kë zgjedh Diona Fona

Nuk ka kaluar shumë kohë qëkur u përfol lidhja e reperit Ledri Vula me këngëtaren Diona Fona. Spekulime të cilat ranë poshtë kur u zbulua se e dashura e reperit ishte në të vërtetë shoqja e këngëtares.

Këtë të mërkurë këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë” të gazetares Bieta Sulo, ku edhe promovoi klipin e saj më të ri ‘E ke dit’.

Edhe pse me një moshë relativisht të re, vetëm 20-vjeçe, këngëtarja bukuroshe nga Kosova ka sjellë plot 7 projekte muzikore në një kohë relativisht shumë të shkurtër.

Gjatë intervistës Diona, pranoi se ka një dëshirë shumë të madhe që së shpejti të sjellë një bashkëpunim me një artist tjetër.  Ajo u shpreh se po punon intensivisht që të vazhdojë me të njëjtat ritme dhe të jetë sa më pranë publikut dhe fansave.

E teksa në ekran u shfaqën figurat e dy reperëve mjaft të njohur e të suksesshëm, Ledri Vula dhe Gashi, Diona zgjodhi Ledrin si reperin që do të dëshironte të sillte një bashkëpunim.

Sipas saj Ledri është një reper që përshtatet mjaft mirë me çdo lloj stili dhe në këtë mënyrë një bashkëpunim mes tyre do të rezultonte një sukses i padiskutueshëm.


TË NGJASHME