HomePolitikë

Lefter Maliqi sqaron pse braktisi seancën e sotme

lefter_maliqi

Pak para votimit në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka braktisur seancën. Ka qenë vet ligjvënësi Maliqi ai që ka bërë publike këtë fakt përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa e cilësoi procesin një marrëveshje të fshehtë nga ana e maxhorancës.

Ai tha se ishte pro ngritjes se Gjykatës Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutës duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti dhe më pas tek Gjykata e Lartë. Po ashtu Maliqi tha se votimi i sotëm tregon se parlamenti nuk funksionon dhe se opozita është e pa përfaqësuar.

“Te dashur miq, para votimit te dy anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese u largova nga Parlamenti, pasi nuk mund te behem pjese e marrveshjeve te fshehta me mazhorancen per te shkelur Kushtetuten,pasi me votimin e sotem ku dhe pjesa me e madhe e opozites ne Kuvend po behet pal me mazhorancen per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga Rilindja. Jam pro ngritjes se Gjykates Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutes duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti, tek Gjykata e Larte sipas radhes. Votimi i sotem e fut vendin ne krize me te thelle politike e Kushtetuese. Domosdoshmeri krijimi i Gjykates se Larte dhe asaj Kishtetuese pasi 3 gjyqtar te Gjykates Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Larte..Votimi i sotem tregon se parlamenti nuk funksionon, se opozita eshte e paperfaqesuar ne Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp?”, shkruan Maliqi ne Facebook.


TË NGJASHME