HomeLajmi i Fundit

Legjenda NOKIA 3310 ‘is back’! Tashmë përmban një ekran të ri me ngjyra dhe një kamer

Rikhthet edhe një herë në treg legjenda “NOKIA”. Të gjithë e mbajmë mend versionin e tij të vjetër, po ashtu edhe brezi i ri që nuk e ka parë ka dëgjuar për baterinë e tij të fortë, por dhe për ‘skeletin’ e tij të pathyeshëm. Telefoni legjendar i viteve ’90 tashmë është rikthyer me disa ndryshime, përfshirë edhe lojën ikonike “Snake”. Ndryshimet më së shumti lidhen me ekranin, i cili është më i madh dhe me i lakuar. Po ashtu përmes grafikave dhe ngjyrave, ky telefon bëhet më i lexueshëm dhe më i këndshëm për syrin. Tastiera po ashtu ka butona më të mëdhenj dhe si risi ka dhe një kamer mbrapa.

Karakteristikat e njohura që e bënë modelin klasik kaq të preferuar janë ruajtur. Ashtu si paraardhësi i tij, ai ka një bateri e cila zgjat deri në 21 ditë dhe përfshin një aparat të vetëm të pasmë. Telefoni vjen në dy ngjyra; e zezë dhe një nuancë limoni e verdhë. Ky celular shitet 59.99 £ në faqen e internetit të Nokia. I prodhuar fillimisht në 2001, modeli 6310 u përditësua në 2002 si 6310i dhe përfundimisht u ndërpre në 2005.

Menutë e reja të zmadhuara dhe opsionet më të mëdha të shkronjave përmirësojnë lexueshmërinë dhe mesazhet me tekst mund të dëgjohen për lehtësinë e përdorimit.


TË NGJASHME