HomeSociale

Lehtësimi i masave, Rama: Frika ime më e madhe është që…

Gjatë një komunikimi me gazetarët kryeministri Edi Rama ka sqaruar se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk do të shtyhet.

Rama tha se është një ide për një zonë kufizimi në plazhe, jo në qendra urbane.

‘’Po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetëm në vijën bregdetare për të pasur gjatë verës për të pasur mundësinë të ushtrojnë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja. Nëse do kemi një zonim vetëm në vijën bregdetare pa përfshirë zonat urbane, pra jo në Durrës e Vlorë, në plazh. Do të ishte ndihmëse. Sot ka përfunduar dhe gjithë procesi i ndërtimit të platformës për të aplikuar online për administrimin e plazheve. Do jetë process I qendërzuar nga një autoritet i përkohshëm. Nuk do lejojmë pushtimin e plazheve dhe mbylljen e hapësirave, pa u përballur me gjoba apo të tjera. Nuk do e fshijmë administrimin privat të plazheve. Do kërkohet për një sipërfaqe të caktuar por edhe numër të caktuar që kërkuesi do përgjigjet para ligjit nëse i dyfishon.  Përndryshe nuk ka pse shtyjmë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. ‘’- tha Rama.

Rama tha se periudha e hapjes pas pandemisë do të shoqërohet me rritje të numrit të të infektuarve, por shprehet se ka frikë që numrat mund të shkojnë përtej parashikimeve.

“Po them që ne e kemi parashikuar, është normale, nuk diskutohet që në kushtet e hapjes pritet ekspozimi dhe do të ketë një rritje të të infektuarve. Kemi pas një pozicion jashtëzakonisht të favorshëm, falë mbylljes fort dhe falë faktit që shqiptarët respektuan rregullin. Ne dolëm me një numër humbjesh jete më të ultin, me një numër mesaztar shtretërish të zënë në terapinë intensive më të ultin dhe natyrisht që mbyllja luajti rolin e vet, por duke u hapur numrat do të lëvizin, do të rriten.

Frika e madhe, meraku i madh, që kam është se mund të shkojë përtej parashikimeve. Mund të rriten më shumë se sa janë bërë disa parashikime, që kuptohet janë optimale, mesatare, negative. Nëse ndodh kjo, situata do të jetë shumë, shumë, problematike. Por, unë nuk dua të flas për mbyllje, se sapo jemi hapur”, u shpreh kryeministri.


TË NGJASHME