HomePolitikë

Lejohet ta pini dhe ta kultivoni, ky është shteti i parë europian që legalizon háshashin

Shteti i parë në Europë që lejon konsumimin dhe kultivimin e kánabis është Luksemburg. Qeveria ka vendosur që të lejojë të rriturit për të kultivuar deri në katër bimë kánabis në shtëpitë e tyre. Vendimi erdhi në mbledhjen qeveritare ditën e premte, 22 tetor, dhe tashmë këto ndryshime në ligj sa i takon kësaj lënde nárkotike ndryshon thellë qasjen ndaj kánabis.

Sipas legjislacionit, njerëzit e moshës 18 vjeç e lart do të jenë në gjendje të kultivojnë ligjërisht deri në katër bimë kánabisi për familje për përdorim personal.

Po ashtu, sipas një zbutjeje të ligjit, konsumimi dhe transportimi i një sasie deri në 3 gram nuk do të konsiderohet më vepër pènale, por e klasifikuar si kundërvajtje.

Gjobat do të reduktohen deri në 25 euro për posedim nën 3 gram, nga 251 euro në 2500 euro sot. “Mbi tre gram, asgjë nuk ndryshon, ju do të konsideroheni një tregtar,” tha Tamson. “Asgjë nuk ndryshon për shoferët e makinave: ka ende zero tolerancë.”


TË NGJASHME