HomeSociale

Lëkundja e tërmetit në Durrës, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për lëkundjen e tërmetit në Durrës e cila u ndie rreth orës 22:10, duke thënë se sipas IGJEUM ishte me magnitudë 4 të shkallës rihter, ndryshe nga EMSC që dha shifrën e 4.5 Rihter.

Gjithashtu në njoftim thuhet se tërmeti ishte me qendër në Safetaj dhe thellësi 36 km.  Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka deri tani dëme në njerëz apo materiale.

NJOFTIMI ZYRTAR

Mirembrema! Sipas IGJEUM, termeti i ores 22.05 ishte me magnitude 4 te shkalles rihter, me epiqender ne Safetaj (Durres) dhe thellesi 36 km. Sipas komunikimit me shtabet e EC ne qarqet Durres e Tirane, nuk ka deme ne njerez apo materiale deri tani.


TË NGJASHME