HomeRajon

Lëkundje tërmeti në Greqi

Është rikthyer paniku në Greqi pasi dy tërmete të tjerë, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter, kanë prekur vendin.

Mediet raportojnë se lëkundja e parë është shënuar në ishullin e Kretës, në orën 03:42, në brigjet e Tymbaki.

Ndërkohë, pak minuta më vonë, në orën 03:58, është shënuar një tjetër lëkundje, në një zonë detare 22 kilometra në jugperëndim të Zakynthos.

Nga tërmetet nuk raportohet për probleme, por lëkundjet kanë krijuar panik te qytetarët, në orët e para të mëngjesit.


TË NGJASHME