HomeShëndeti

Lëng portokalli për të ulur kolesterolin e lartë, kjo është sasia që ju duhet

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji. Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta.

Në këtë përfundim kanë arritur dhe ekspërtët së fundmi, duke e rekomanduar këtë lëng si një mënyrë për të luftuar kolesterolin e lartë.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se si lëngu i portokalli ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të yndyrnave të këqija. Gjithashtu edhe sasinë e saktë që duhet të përdorni çdo ditë.

Ndikimi i lëngut të portokalli tek kolesteroli. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat sipas mjekëve janë një shpëtim për sëmundjen e kolesterolit.

Ekspertët së fundëmi e rekomandojnë këtë lëng si një kurë të vërtetë e natyrale për të shpëtuar nga kolesteroli.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2014, personat që e konsumojnë rregullisht këtë lëng nuk kanë shenja të kësaj sëmundje. Ajo çfarë e ndihmon trupin të eleminojë në mënyrë natyrale yndyrën e keqe është vitamina C.

Një vitaminë që gjendet me shumicë veçanërisht tek portokallet. Kjo vitaminë arrin të zhdukë gjurmët e yndyrës së keqe thuajse brenda vitit. Sigurisht e kombinuar me një stil jetese të shëndetëshëm.

Flavonodiet janë gjithashtu në listën e kuruesve natyrale të cilat parandalojnë krijimin e yndyrnave në gjak. Lëngu i portokallit apo edhe vetë fruti duke qënë se i përmbajnë të dy këto vitamina janë të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjes.

Si t’a përdorni
Këshillohet konsumimi i pothuajse 500 ml lëng në ditë për një periudhë 90 ditore. Kjo sasi është e barabartë me dy gota lëng të freskët në ditë për këta persona. Gjithsesi edhe konsumi për një kohë më të gjatë i këtij lëngu nuk është aspak i dëmshëm për trupin.

Ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit nuk lufton të gjithë yndyrnat e trupit, por vetëm ato të këqijat. Kështu që është i sigurt për t’u konsumuar edhe nga persona që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë.

E rëndësishme është që gjithnjë të konsumoni lëng të freskët pa sheqerna dhe konservnatë të shtuar.


TË NGJASHME