HomeShëndeti

Lëngu i turshive pozitiv për shëndetin

Fillimisht, pirja e lëngut të turshive mund të tingëllojë si absurd. Por ka disa arsye përse duhet pasur parasysh konsumin e këtij lëngu.

Atletët kanë pirë këtë pije me vite të tëra. Ekspertët nuk dinin të gjitha arsyet pse lëngu i turshive është kaq pozitiv për shëndetin për t’u konsumuar pas ushtrimit, por thon se ndihmon në lirimin e ngërçeve.

1. Ajo lehtëson dhimbjen e muskujve

Rreth 1/3-ta e filxhanit me lëng turshie është e gjitha që iu nevojitet për të arritur këtë efekt. Lëngu i  turshisë heq dhimbjen më shumë sesa uji i pijshëm.

2. Iu mban të hidratuar

Për shumicën e njerëzve, konsumimi i ujit për hidratim pas një stërvitje është pozitive. Por, pirja e lëngut të turshive do ketë efekt edhe më të fuqishëm.

3. Mund t’iu ndihmojë të humbni peshë

Lëngu i turshisë përmban shumë uthull. Konsumi i uthullës çdo ditë mund t’iu ndihmojë të humbni peshën, siç raportohet nga një studim.


TË NGJASHME