HomePolitikë

Lënia në fuqi e 30 Qershorit, Shehi: S’i njohim zgjedhjet, këtë javë do…

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgjedhjeve, ka ardhur reagimi i aleatëve të Bashës përmes Dashamir Shehit, të LZHK. Shehi tha se opozita do të vijojë me rezistencë më të madhe gjatë kësaj jave, ndërsa shtoi se nuk do t’i njohin zgjedhjet.

Nuk morën ndonjë vendim se vendimet janë marrë me kohë, kjo javë do kulmojë me protestë popullore, këto janë votimet e zotit Rama ne do ndjekim dekretin e Presidentit Meta. Kjo që u mor sot me një parti fantazëm, kolegji është fantazëm s’ka vlerë juridike, ne nuk e njohim këtë vendim.

Kjo do jetë java e artë ne do përballemi në cdo cep të Shqipërisë me këto juntë politike, me datë 30 nuk do ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Në të gjitha format do i ndalim. Kemi treguar deri më sot që janë mbledh me mijëra njerëz e s’ka ndodh kurrgjë, kjo është rezistenca jonë dhe do jetë më e madhe gjatë javës”, deklaroi prerë Shehi.


TË NGJASHME