HomeTeknologji

Lenovo nxjerr në shitje kompjuterin e parë të palosshëm, ja për sa mund ta bëni tuajin

Ai është krijuar nga Lenovo, dhe është quajtur ThinkPad X1 Fold, një pajisje që aktualisht është unike në llojin e vet, por me një çmim të lartë, mbi tre mijë euro.

PC, i cili është gjithashtu i pajtueshëm me rrjetet 5G, synon të kombinojë funksionalitetet e përdorimit të telefonave inteligjentë, tabletëve dhe laptopëve në një pajisje të vetme. Rezultati i pesë viteve punë dhe i parashikuar janarin e kaluar në Ces në Las Vegas, ai ka një ekran fleksibël 13.3 inç me dimensione 299.

4 x 236 x 11.5 mm, që kur mbyllet bëhet 158.2 x 236 x 27.8 mm, dhe një peshë pak më pak se një kilogram.

Kompjuteri ka sistemin operativ Intel Lakefield, 8 GB RAM dhe deri në një TB memorie. Sistemi operativ është Windows 10.

ThinkPad X1 Fold mund të përdoret si një tablet i madh kur është i hapur, madje duke e ndarë ekranin në dy gjysma me dy aplikacione të ndryshme, ndërsa kur paloset merr pamjen e një libri ose një mini-laptop me tastierë virtuale. 

Çmimi është rreth 2.900 euro plus TVSH-ja, domethënë i kalon 3.500 euro.


TË NGJASHME