HomeShowbiz

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë zyrtarisht në lidhje!

Gòditje në shenjë! Aktori Leonardo DiCaprio e ka pasur gjithmonë pikë të dobët modelen Gigi Hadid, ka zbuluar nje burim ekzkluziv për revistën amerikane “Us Weekly”.
“Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një këndvështrim shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën”, thotë burimi i brendshëm.

Aktori i Titanic, 47 veç, dhe modelja, 27 vjeçe, janë zyrtarisht në lidhje dhe “kanë shumë miq të përbashkët”, shton burimi, duke vënë në dukje se “të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi marrëdhënia e tyre.”

Burimi i brendshëm thotë se DiCaprio është i vetëdijshëm se fansat e kanë vënë re tendencën e tij për t’u lidhur me modele të reja, shumë prej të cilave janë 25 vjeçe e poshtë.

Në fillim të këtij muaji, një tjetër burim i veçantë i tha revistës në fjalë se DiCaprio i kishte “vënë sytë te Gigi” pas ndarjes nga Camila Morrone në fillim të verës.

“Ata janë miq,” tha burimi i brendshëm për stilistin e Guest in Residence më 7 shtator, duke vënë në dukje se Hadid nuk ishte gati për një romancë me DiCaprion në atë kohë.

Gjërat në dukje ndryshuan pasi fituesi i Oskarit u pa me ish-modelen e Victoria’s Secret në një festë të javës së modës në Nju Jork më 10 shtator, tha një dëshmitar okular për. Një vëzhgues i dytë vuri në dukje se dyshja ishin ulur në të njëjtën tryezë./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME