HomePolitikë

Lëpirëse për maxhorancën, përjashtohet nga Kuvendi deputeti

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni përjashtohet me 10 ditë nga seancat plenare me vendim të Byrosë së Kuvendit.

Ky vendimka ardhur për arsye të fjalimit të Gjonit në Kuvend i cili nxori dy lëpirëse nga xhepi i tij, duke ironizuar dhe quajtur deputetet e maxhorancës si lëpirësa.

DEKLARATA E RALF GJONIT NË KUVEND
“Bravo Rudine. Nga ato që erdhëm vjet kemi mbetur shumë pak me atë mendje. Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij. Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi,”, tha Gjoni.

Gjoni ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku tha se përjashtimi i tij është bërë për shkak se po tentohet të votohet Reforma Zgjedhore në Kuvend, duke anashkaluar punën e Komisionit të ngritur për hartimin e tij.

“Doja të shtjelloja çështjen që më ishte ngritur dhe nga shoqëria civile. Siç është dhe qendra Respublica, e cila ka kërkuar informacion për shembjen e teatrit. Komisioneri ka vendosur që mos të ushtrojë detyrën siç duhet. Unë nuk do e mbyll gojën. Nuk do rresht së bërtituri në atë parlament. Shumë krime dhe korrupsione fshihen nën hijen e kësaj që ndodh. Unë kam dyshime se po përgatitet një plas ogurzi, për të kaluar një draft, një palo draft, për të anashkaluar komisionin reformë zgjedhor. Plani është që të kalohet shumë shpejt, bashkë me opozitën rrugore. Ndaj dhe unë besoj se jam përjashtuar se kam evidentuar intimidimin e votës nga socialistët. Shumë deputetë janë intimiduar me presion psikologjik dhe joshje financiare. Unë kam informacione por do i ruaj për në momentin e duhur. Përjashtohem unë, i mbyllet goja edhe deputetëve të tjerë si Andi Përmeti. Pa dashur harrova një nga elementët më kryesorë. Unë dhe Hajdari kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Ramën për Teatrin. Kaq frikë kanë Rama, Ruçi dhe Balla. Alket Hyseni shau Berishën si plak autik dhe askush nuk reagoi. Ai sot drejton Këshillin etik”, tha Gjoni.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME