HomePolitikë

Letër publike, Biba i përgjigjet akuzave të opozitës

Nën-kryetari i KQZ, Denar Biba ka reaguar me anë të një letre të hapur për akuzat e opozitës dhe deklaratave se ata do të ketë një kallëzim penal ndaj tij.

Në letrën e tij të postuar në Facebook, ai sfidon përfaqësuesit e opozitës që ta bëjnë kallëzimin që kanë paralajmëruar ndaj tij. Kjo situatë thotë ai ka krijuar shqetësim edhe në familjen e tij.

“Mjafton qe vetem njeri prej jush te zbrese nga maja e thanes, te ule te ndenjurat e te shkruaje dy rreshta qofte edhe sa per sy e faqe, ti vere emrin “kallzim” ne krye e ta depozitoje prane Prokurorise se Tiranes… Per te qene i sinqerte, me keni bezdisur edhe familjaret, te cilet prej ditesh presin qe ju ti ktheni fjalet ne vepra e te ikin te qete ne det, duke qene se pas kesaj do jeni ju qe do mbeteni ne te thate” shkruan Biba.

Në lidhje me shkeljet që opozita pretendon se ai ka bërë për manipulimin e pjesëmarrjes në votime, Biba shkruan se Kodi Zgjedhor nuk parashikon në asnjë nen se anëtarët e KQZ kanë detyrim të japin informacion mbi pjesëmarrjen në zgjedhje kështu që në këtë rast nuk ka asnjë shkelje.

“Ju e dini mire se nuk ka asnje nen te Kodit Zgjedhor qe te parashikoje dicka, cfaredolloj rregullimi, qofte edhe perciptas, mbi ndonje detyrim te anetareve dhe/ose administrates se KQZ per te dhene informacion mbi pjesemarrjen e shtetasve ne zgjedhje. Ju e dini mire gjithashtu se ky informacion jepet prej vitesh dhe qe asnjehere nuk ka qene plotesisht i sakte, por thjesht provizor, sikunder edhe eshte cilesuar publikisht. Per pasoje, nuk ka asnje ligj te shkelur nga KQZ ne lidhje me sa me siper”, argumenton Biba.

Ai e cilëson si paradoksal pretendimin e opozitës duke argumentuar se nëqoftëse sipas tyre 30 qershori është një proces ‘nul’, atëherë edhe të gjitha veprimet administrative të ndodhura pas tij janë ‘nul’. Kështu që sipas nën-kryetarit të KQZ opozita duhet të qartësojë nëse e konsideron ose jo të ligjshëm procesin e 30 qershorit.

“Arsyeshem, nqs i qendrojme interpretimit tuaj te fakteve dhe te ligjit, edhe cdo veprim tjeter qe pason e bazohet mbi nje proces nul, eshte nul. Atehere, si na paskerka krim (veper penale), kur ngado qe ta shohesh kete histori, si nga ana e ligjit, si nga ana e interpretimit tuaj te ligjit, nuk ka asnje ligj te shkelur?”

Në fund të letrës së tij publike Denar Biba kujton nenin 305 të Kodit Penal, duke kërcënuar se kallëzimi për një krim që dihet se nuk është kryer dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet.

“Sikunder dini gjithashtu se “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer … dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.” (Neni 305 “Kallezimi i Rreme” i Kodit Penal).
Kini parasysh qe konsumimi i kesaj vepre penale kerkon thjesht e vetem qe kallzuesi te dije se krimi i kallzuar nuk ekziston – dhe secili nga ju ka ore te tera regjistrimesh neper studiot tv ku shfaqet duke “argumentuar” se zgjedhje ne date 30 qershor nuk ka pasur!” shkruan Biba. 


TË NGJASHME