HomeSociale

Letra e Policisë së Shtetit: Ndjesë nëse gazi lotsjellës ju solli shqetësim

Drejtori i Përgjithshëm i PolicisëShtetit Ardi Veliu përmes një letre drejtuar bizneseve në rrugën para Parlamentit ka shprehur ndjesën për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së opozitës më 26 shkurt.

Letra u shpërnda nga një grup punonjësish të policisë së Shtetit pranë këtyre bizneseve.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila tentoi të çante kordonin e sigurisë së vendosur për të ruajtur rendin dhe sigurinë, ndërkohë që në ambientet e parlamentit zhvillohej seanca plenare.


TË NGJASHME