HomePolitikë

Letra sekrete e Mbretëreshës Elizabeth II që duhet të hapet në vitin 2085, ja çfarë shkruan jashtë saj

Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth është e mbyllur brenda një kasaforte në një ndërtesë historike të Sidneit dhe nuk mund të hapet për 63 vjet të tjera. Shënimi i shkruar me dorë u përfundua në nëntor 1986, pasi përfundoi restaurimi i ndërtesës së Mbretëreshës Victoria në Sidnei.

Letra është e vendosur brenda një kutie xhami në një zonë të kufizuar dhe askush nuk e di se çfarë thuhet në të, madje as stafi personal i Mbretëreshës.

Megjithatë, një gjë dihet: nuk mund të hapet deri në vitin 2085.

Drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Sidneit, udhëzimi i jashtëm në letër thotë:

“Në një ditë të përshtatshme për t’u zgjedhur nga ju në vitin 2085 pas Krishtit, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta.

Nga pas letra mban nënshkrimin e Mbretëreshës “Elizabeth R.”

Mbretëresha Victoria ishte stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabeth. Elizabeth, e cila u bë mbretëreshë në vitin 1952, vizitoi Australinë 16 herë, herën e parë vetëm dy vjet pasi u kurorëzua, kur ishte ishte vetëm 27 vjeçe.

Elizabeth dhe burri i saj, Princi Philip, u kthyen në vitin 1963 dhe e vizituan rregullisht gjatë dekadave që pasuan.

Vizita e saj e fundit në Australi ishte në vitin 2011, kur u takua me kryeministren e atëhershme Julia Gillard./ Burimi: 7News.com.au | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME