HomeLajme

Lëvizja për këtë javë, Rama: Fieri bëhet zonë e gjelbër, hiqen autorizimet

Kryeministri Edi Rama ka informuar për lehtësitë e reja të lëvizjes që nisin nga nesër.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se Fieri kthehet në zonë e gjelbër dhe hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbra. Po kështu fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00.

Një tjetër lajm i mirë është heqja në të gjithë vendin e autorizimeve për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës, ndërsa sa i përket fundjavës do të jetë përsëri pa makina.

Nga ana tjetër vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjeteve në zonat e kuqe.

POSTIMI I PLOTË

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR
HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA
FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00
HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA
VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE
QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI


TË NGJASHME