Aktualitet Botë

Lëvizje Dramatike në SHBA/ Demokratët në Kongres bëjnë kërkesë zyrtare për shkarkimin e Trump

shkarkimi i trump

Kryetarja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, njoftoi se Kongresi Amerikan po fillon proçesin për shkarkimin e Presidentit Trump, duke vendosur një përplasje dramatike kushtetuese rreth një vit para zgjedhjeve presidenciale të 2020.

“Sot unë po njoftoj Dhomën e Përfaqësuesve po ecën përpara me një hetim zyrtar të impeachment (shkarkimit),” tha Pelosi. Është hera të katërt në historinë amerikane, që një president është përballur me një proçedurë të shkarkimit nga Kongresi (impeachment).

Kryetarja Pelosi i ka rezistuar për një kohë të gjatë thirrjeve nga shumë ligjvënës progresistë për të filluar procedurat e shkarkimit ndaj presidentit, por demokratët duket se kanë arritur në një pikë thyerje nga refuzimin e administratës për të dorëzuar një ankesë për marrësit e informacionit që lidhen me ndërveprimin e zotit Trump me një drejtues të huaj.

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhet në Nju Jork për hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, reagoi me zemërim ndaj deklaratës së Pelosi-t, duke e quajtur atë një “Luftë Shtrigash!” Më herët gjatë ditës ai tha se do të publikonte transkriptimin e telefonates me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky që është pjesë e motivit të demokratëve për nisjen e proçedurës së shkarkimit.

Related posts

S’ka unitet për negociatat, Hahn: U kërkoj falje qytetarëve

Klaudia gotanews

Dorëheqja e drejtorëve në Shkodër, Zëri i Amerikës: Situata brenda degës së PS është tronditur

Mila

Për të përmirësuar ditën tuaj, hiqni dorë nga këto tre vese

Mila
Na Kontaktoni!