HomeSport

Lëvizje “in extremis”, Igli Tare dhe Lazio tentojnë të afrojnë sulmuesin e klubit londinez

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios di gjithmonë sesi të bëjë diferencën në merkato. Pasi Interi nuk arriti dot marrëveshjen me Olivier Giroud, tani është Lazio që po tenton diçka të tillë ”in extremis”. Klubi kryeqytetas i ofron francezit një kontratë dy vjet e gjysmë dhe një fitim  prej tre milionë euro në sezon.  Tratativat janë të ndërlikuara, megjithatë asgjë nuk është e pamundur.

 Trajneri Inzaghi i ka kërkuar Igli Tares që   të gjejë një zëvëndësues për Immobile dhe Caicedon, duke parë që kampionati ëshët shumë i gjatë. Kohë nuk ka për merkaton pasi ajo mbyllet vetëm pas dy ditësh. Gjithsesi, Tare njihet për goditjet e tij dhe në merkato ai mbetet një ”ujk i vjetër”.


TË NGJASHME