HomeSociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i SHÇBA

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.

Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.


TË NGJASHME