HomeSociale

Lëvizjet e studentëve, Zhapaj: Anëtarët e bordeve janë zarë

Eksperti Albano Zhapaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se anëtarët e bordeve të Universiteteve janë zare, që i lëvizin si të duan.

Pjesë nga biseda në studio: 

Zhapaj: Karta e studentit nuk është shpëtim i studentit, por ndihmon. Studentët në një kohë tjetër, kur ato gjëra që janë ordinare që duhen bërë sipas rregullave duhet të ishin bërë kjo do të ishte ajo që duhet të protestonit juve. Do mjaftonte të protestonin 50 studentë në çdo fakultet dhe rektorati do merrte masa që ta rregullonte. Por duhet të kuptojmë një gjë, anëtarët e bordeve janë zarë. Mund të jenë njerëz shumë të nderuar në pozicionet e tyre, por në këtë pozicion janë zarë që i lëvizin si të duan.

Xhemollari: Problemi është që ata mbajnë akoma pozicione të larta publike. Drejtoresha e administratës publike që hapi atë portalin për punësim ishte anëtare bordi në një universitet dhe u shkarkua sepse kishte shpenzuar keq paratë e studentëve.

Eksperti Rigels Xhemollari, u shpreh gjithashtu se në bordin e universitetit, studentët votuan por nuk zgjodhën.

Pjesë nga biseda në studio:

Rigels Xhemollari: Studentët votuan, por nuk zgjodhën dhe problemi i bordeve është tek paratë. Studentët me protestën fituan një anëtar bordi tek pakti, pra nëpërmjet zgjedhjeve.

Analisti Ervis Iljazaj, nga ana tjetër deklaroi se në gjykimin e tij studentët kanë bërë gabim që nuk e kanë kërkuar largimin e ramës, për aq kohë sa nuk ju ka pëlqyer sistemi arsimor.

Iljazaj: Ndihet qartë që ka një pakënaqësi ndaj qeverisjes. Por që ka disa cështje që shqetësojnë shoqërinë shqiptare sot që nga mirëqeverisja, ekonomia, emigracioni i të rinjve dhe që kërkojnë zgjidhje, ka problematika. Në këtë kuptim pakënaqësi të tilla prodhojnë edhe protesta qytetare. Nëse këto kanë arritur masën që Edi Rama të largohet apo jo, kjo mbetet për tu parë.


TË NGJASHME