Aktualitet Lajme Politikë

Lëvizjet në Kadastra, flet Artan Lame

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka folur nga Elbasani për atë që po ndodh me lëvizjet në Kadastrat në rrethe. Duke iu referuar konkretisht rastit të Vlorës dhe ndryshimeve të drejtorëve, Lame bëri fajtorë vlonjatët, që sipas tij, janë më të padurueshëm se të tjerët. Madje nuk ka munguar dhe një batutë e tij.

Ai ka paralajmëruar se ashtu siç ndodhi me Vlorën do të ndodhë edhe në bashkitë e tjera. “Probleme si në Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera. I vetmi ndryshim në Vlorë është se nuk gjen një njeri me emrin ‘Durim’. Në Vlore njerëzit janë më të padurueshëm se të tjerët”, deklaroi Lame.

Ai theksoi se “kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjeve dhe të pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmërinë”. “Do të dëgjoni shumë shpejt problematika në Sarandë, Shkodër, Lezhë”, paralajmëroi Lame.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjonin në shumë qytete të tjera. Ndoshta për fat të keq, që sot jemi në Elbasan për të mbyllë legalizimet, do dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në Shkodër, për fat të keq do të dëgjoni edhe në Sarandë. I vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera, është që ajo që siç thotë kryeministri Rama që nuk gjen në Vlorë njeri që quhet “Durim”. Janë  më të padurueshëm se të tjerët, probleme të tilla do të dëgjoni ngado për një arsye shumë të thjeshtë: kanë rënë  piramidat e vjetra të ndërhyrjeve dhe të pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmëritë dhe gjërat e bëra keq në njëzet e ca vjet. Kjo është e gjitha nuk asnjë arsye tjetër. Do të dëgjoni shumë shpejt problematika të tilla në të gjithë Shqipërinë”-tha Lame.

Related posts

Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat te rrobat brenda pak minutave

Mila

SHÇBA arreston 7 shtetas, mes tyre 2 efektivë policie. Akuzat

Mila

Cilësitë që tregojnë se je mendërisht e fortë

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!