HomeLajme

Lëvizte i armatosur, arrestohet polaku në Durrës

Një shtetas polak ka rënë në prangat e policisë në Durrës. Në pranga ka rënë shtetasi A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, i cili qarkullonte me armë me vete.

Arma tip pistoletë “TT” u konstatua gjatë një kontrolli që uniformat blu bën në mjetin e polakut, si dhe u sekuestruan 7 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:

-A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


TË NGJASHME