HomeLifestyle

Lexoni librin tuaj të preferuar, sot më 9 gusht

Si çdo ditë edhe sot ja ku jemi për të kujtuar dy nga ngjarjet më të rëndësishme të datës 9 gusht.

Dita kombëtare e adhuruesve të librave!

Më 9 gusht kujtohet dita kombëtare e adhuruesve të librave. Një ditë për të gjithë ata që duan të lexojnë, dita kombëtare e adhuruesve të librit ju inkurajon të gjeni vendin tuaj të preferuar për lexim, dhe një libër të mirë e të bukur.

Gjithnjë e më shumë, njerëzit po lexojnë libra elektronikë. Libri elektronik i referohet një botimi me gjatësi libri në formë dixhitale dhe janë të disponueshme përmes internetit. Por një libër elektronik nuk do mundet kurrë ta zëvëndësoj librin që jemi mësuar gjithmon.

Ndaj sot uluni lexoni e shijoni librin tuaj të preferuar.

August 9th is National Book Lovers Day! | CBS 17

Dita kombëtare e pudingut me oriz!

Gjithashtu më 9 gusht shijoni pjatën tuaj të preferuat të pudingut me oris.

Një larmi recetash ekzistojnë për pudingun me oriz. Të gjitha këto receta përfshijnë orizin si përbërës bazë dhe e kombinojnë me qumësht. Gjithashtu sheqeri, ose mjalti i japin pudingut një shije të ëmbël së bashku me aromat e tjera si vaniljen,dhe kanella.

Ndërsa shumë e pëlqejnë pudingun e orizit si ëmbëlsirë, por gjithashtu është ideale për mëngjes. Shtoni fruta, arra, rrush të thatë edhe shijojeni. Ndaj sot argëtohuni në kuzhinë duke provuar receta të pudingut të orizit dhe më pas ndajeni me familjen dhe miqtë tuaj!

National Rice Pudding Day: Try my abuela's secret recipe ...

Ndaj sot duke shijuar puding me oriz lexoni edhe një libër.


TË NGJASHME