HomeLajmi i Fundit

Lezhë/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes peshkatari

Një peshkatar ka humbur jetën teksa ishte duke peshkuar në Balldre të Lezhës. Viktima u identifikua si Aleksandër Dedgjoni, 37 vjeç.

Paraprakisht thuhet se ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, pasi ka qenë duke peshkuar me pajisje elektrike. Ende nuk dihen më shumë detaje për ngjarjen, por policia lokale po heton për ngjarjen.