HomeLajmi i Fundit

Lezhë/ Eksploziv në derën e biznesit

Një shpërthimi me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në një biznes në fshatin Gocaj të Lezhës.

Lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja familja Malotaj ka qenë duke festuar ditëlindjen e kryefamiljarit, në banesën që ishte ngjitur me dyqanin.

Pas ngjarjes në dëshminë e parë që kanë dhënë, familjarët pretendojnë se nuk kanë asnjë konflikt.

Lezhë/Informacion paraprak

Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

M.H/ GotaNews