HomeLajmi i Fundit

Lezhë/ Kontrolli në “Audi” fundos të riun

Policia ka proceduar penalisht një të ri, pasi u kap me armë në makinë. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin K. N., 21 vjeç, banues në Lezhë.

arme

“Procedimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krëhër dhe një fishek”- njofton policia.

Zbulimi i tij u be në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.